Williams zbulon makinën e re, FW40

17/02/2017 00:00

Williams parakalon skuadrat e tjera të Botërorit të Formula 1 dhe zbulon imazhet e para të makinës së re FË40 me të cilën do të garojë për vitin 2017.

Janë revistat ‘Motorsport’ dhe ‘Autosport’ ato që arritën të sigurojnë këto imazhe të makinës së re të skuadrës britanike kur ka mbetur 1 muaj nga fillimi i sezonit të ri të Formula 1.

Në videon e publikuar nga këto dy revista vihen re ndrsyhimet që janë bërë në makinën e re të Williams dhe që ishin lajmëruar më parë, siç është shasia e saj që është më e gjerë dhe që ka krahë më të mëdhenj.

Prezantimi zyrtar i makinës së re të Williams do të bëhet në 25 shkurt, 2 ditë përpara testeve parasezonale që do të zhvillohen në Barcelonë.

Pilotët që do të garojnë për skuderinë britanike në botërorin e këtij viti janë i riu Lance Stroll dhe Felipe Massa, me brazilianin që iu rikthye garave pas deklaratës për tërheqje pas largimit të Bottas në drejtim të Mercedes.

Top Channel