Dzeko, “mbreti” i Europa League

17/02/2017 00:00

Edin Dzeko po përjeton momentin më të mirë në këtë sezon. Sulmuesi i Romës, përvecse është goleadori i Serisë A me 18 gola në 24 ndeshje, është në krye edhe të listës së shënuesve më të mirë të Europa League me 8 gola në 7 ndeshje dhe kjo falë tregolëshit të tij në El Madrigal në sfidën me Villarrealin.

Këtyre statistikave po t’u shtojmë edhe 2 golat në Kupën e Italisë e cojnë bilancin e Dzekos në 28 gola në 33 ndeshje, një shifër që është 3 herë më e lartë se ajo që ai regjistroi sezonin e kaluar që për boshnjakun është një kujtim i largët.

“Viti i kaluar ishte ndryshe, por tani jam kthyer ai që kam qenë gjithnjë. për mua nuk është surprizë shënimi i kaq shumë golave. Mora në shtëpi topin për 3 golat  ndaj villarrealit për t’ia dhuruar vajzës sime”, tha Dzeko.

Top Channel