Një azil të tillë do e donin të gjithë

17/02/2017 00:00

Një qendër ditore e përkujdesit për të moshuarit në Tokio ka adoptuar një version të Las Vegasit në ambientet e saj. Kjo shihet si një përpjekje për tu kujdesur për më të vjetrit.

Ata kalojnë ditën në një ambient në formë kazinoje ku luajnë poker, lojëra me letra dhe makineri lojërash fati.

“Isha në SHBA për të parë qëndrat e kujdesit për të moshuarit dhe pashë hotelet e kazinove në Las Vegas. Pashë një numër shumë të madh të moshuarish që luanin atje, dhe mendova të sillja këtë model argëtimi në Japoni. ”, thotë Kaoru Mori, Aleanca Kreative Aziatike.

Çdo ditë fillon me disa ushtrimi streching, nën ritmet e muzikës pop, ndjekur më pas nga një kohë e lirë për të luajtur lojëra kazinosh, sipas dëshirës.

Kumari është i ndaluar në Japoni dhe në lojërat që zhvillohen nuk ka shkëmbime parash. Kërkesa për qëndra të tilla sa vjen dhe shtohet në Japoni, teksa shoqëria vazhdon të plaket.

Të dhënat e qeverisë në vitin 2015 tregojnë se rreth 27% e popullsisë janë në moshën mbi 65 vjeç.

Top Channel