Çështja Skënderbeu kalon në Komisionin e Etikës

17/02/2017 00:00

Federata Shqiptare e Futbollit vendos të hapë hetimet për çështjen Skënderbeu, i përjashtuar me një vit nga evenimentet evropiane nga UEFA për trukime ndeshjesh.

Është një hap që FSHF-ja, ashtu sikurse e kishte deklaruar më parë, e ndërmerr pas ardhjes së vendimit të zbardhur nga CAS-i.

Edhe pse nuk rezulton asgjë e re në këtë pikë, qeveria e futbollit shqiptar bëri të ditur se praktika e hetimeve i ka kaluar menjëhere Komisionit të Etikës së këtij institucioni, që do të ndjekë hapat proceduriale për ndeshjet që janë cilësuar si të dyshuara për skuadrën kampione të vendit.

Top Channel