Helikopteri ushtarak kazak “humbet kursin”

16/02/2017 00:00

Shpesh jemi ndodhur në situata kur jemi ndierë të humbur dhe kemi kërkuar ndihmë për t’u orientuar. Por, që një helikopter ushtarak të ulet në mes të rrugës dhe të kërkojë ndihmë për të gjetur drejtimin e duhur, kjo nuk është edhe aq e zakontë.

Kështu ka ndodhur në fakt me një helikopterin ushtarak sovjetik “Mi-8”, që është ulur në mesin e një rruge në Kazakistan, duke ndaluar disa kamionistë për t’i pyetur se ku ndodheshin saktësisht.

Piloti shihet teksa vrapon në drejtim të kamionit më të afërt, përshëndet shoferin, shtrëngon dorën me të dhe pastaj pyet: nga është qyteti? Sigurisht duke çuditur jo pak kamionistët, që me të drejtë pyesnin sesi mundet që një helikopter i avancuar ushtarak të mos gjejë dot rrugën.

Për të evituar sikletin, Ministria kazake e Mbrojtjes sqaroi në një deklaratë për shtyp se bëhej fjalë për një ushtrim të planifikuar të orientimit vizual dhe se pilotët e trajnuar ishin nisur qëllimisht pa koordinata.

Top Channel