Të zhgënjyer nga Universiteti

16/02/2017 00:00

Më shumë se një e pesta e studentëve të regjistruar në universitet në Britaninë e Madhe mund të kishin zgjedhur ndryshe nëse do ju ishte dhënë një shans i dytë, tregon një studim i ri.

Sipas një hulumtimi të publikuar në faqen online të The Student Room, një portal për studentët që janë regjistruar në universitete britanike, 20% e studentëve do të kishin përzgjedhur tjetër universitet nëse do të kishin mundësi.

Anketa, e cila pyeste 1,805 studentë të regjistruar në universitetet britanike, zbuloi gjithashtu se 18% e të anketuarve janë penduar për zgjedhjen e gradës shkencore që kanë aplikuar – me shumë studentë që citojnë mangësi në mbledhjen e informacionit fillestar si shkak për pendesën e tyre.

Kur u pyetën se cilat ishin arsyet për ndryshimin e mendimit, 18% e studentëve thonë se do të kishin pasur perspektiva më të mira po të kishin ndjekur rrugë të tjera përveç degëve më të kërkuara nga shumica, ndërkohë që i njëjti numër studentësh pranoi se kishin dështuar në kërkimin fillestar për të bërë zgjedhjen e duhur.

Pozicioni gjeografik ishte gjithashtu një faktor i përmendur nga studentët e pakënaqur, ku një në 8 theksonin se kishin zgjedhur një universitet shumë larg shtëpisë, dhe se në zgjedhjen për këtë kishin ndikuar mjaftueshëm, prindërit, mësuesit dhe moshatarët duke ushtruar presion duke marrë një vendim të gabuar për ta.

Por ky është një realitet i ndeshur edhe në Shqipëri. Nuk janë të paktë sot të rinjtë që janë të zhgënjyer për arsimin që kanë marrë dhe që nëse do t’iu jepej një shans i dytë të merrnin një drejtim tjetër.

Top Channel