Ambasadori i OSBE-së në Tiranë, Bernd Borchardt shprehu përgëzimit ndaj Policisë së Shtetit për aksionin më të fundit të saj, që çoi në kapjen e bandës që grabiste paratë e bankave në rrugën e Rinasit.

“Ju përgëzoj për kapjen e grabitësve, ishte goxha sukses”. Ky ishte komenti i bërë nga kreu i OSBE-së në Tiranë në takimin e zhvilluar këtë të enjte me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Haki Çako.

“Ne e konsiderojmë prezencën e OSBE-së si një nga partnerët tanë më të rëndësishëm dhe më kryesor. Jam shumë i bindur se ky bashkëpunim do të vazhdojë  edhe në të ardhmen”, tha Çako në fjalën e tij.

Ambasadori i OSBE-së Z.Bernd Borchardt  është shprehur se misioni i prezencës së OSBE-së në Shqipëri  do vazhdojë të mbështesë Policinë e Shtetit.

Gjatë takimit të dy bashkëbiseduesit diskutuan rreth çështjeve të Sigurisë në lidhje me terrorizmin dhe ekstremizmin e dhunshëm, si dhe mbi ecurinë dhe realizimin e projekteve të financuara nga OSBE në ndihmë të Policisë së Shtetit.

Top Channel