SHBA-Rusi, Shoigu: Dialog e bashkëpunim, jo pozita të fortësh

16/02/2017 00:00

Dialog dhe bashkëpunim po, por Pentagoni nuk duhet të niset nga pozitat e më të fortit, sepse me Moskën do ta kishte të kotë.

Deklarata e ministrit rus të Mbrojtjes, Sergei Shoigu i lëkund disi bindjet se, me Donald Trumpin në krye të Shtëpisë së Bardhë, marrëdhëniet amerikano-ruse do të jenë më të sheshta se kurrë.

Shefi i Pentagonit, James Mattis deklaroi një ditë më parë se Amerika mbetet e hapur për rivendosjen e një marrëdhënieje bashkëpunimi me Moskën, megjithatë negociatat do t’i zhvillojë nga një pozicion fuqie.

Shoigu nuk e sheh kështu. Ne presim sqarime mbi pozicionin e Departamentit amerikan të Mbrojtjes, citohet të ketë thënë ai.

Komentet e Shoigusë erdhën vetëm pak orë përpara se gjenerali Joe Dunford dhe gjenerali Valery Gerasimov, shefat e shtabeve të ushtrive amerikane dhe ruse, përgatiten për bisedime në kryeqytetin e Azerbajxhanit, Baku, i pari takim ky mes dy krerëve të lartë ushtarakë, që prej zgjedhjes së Trumpit president.

Top Channel