Shpëtim Duro, trajneri i ri i Flamurtarit

16/02/2017 00:00

Shpëtim Duro është trajneri i ri i Flamurtarit. 57-vjeçari është takuar me presidentin e klubit vlonjat për të marrë këtë detyrë në vend të Gentian Mezanit.

Kjo lëvizje u bë menjëherë pas eliminimit të klubit vlonjat nga Besëlidhja në çerekfinale të Kupës së Shqipërisë me rezultatin e përgjithshëm 2-1.

Shpëtim Duro i rikthehet rolit të trajnerit të një klubi pas më shumë se 1 viti, pushim. Herën e fundit, ai drejtoi pankinën e Shkëndijës së Tetovës, skuadër të cilën e kishte drejtuar edhe në sezonin 2013/2014.

Shpëtim Duro do të nisë aventurën e tij në stolin e Flamurtarit me ndeshjen ndaj Teutës që do të luhet ditën e diel. Pas 21 javëve kampionat, Flamurtari është në vendin e 7 në klasifikim me 20 pikë po aq sa edhe Teuta dhe laçi dhe si objektiv të vetëm tashmë duket se ka mbijetesën në superiore.

Top Channel