Rezoluta për Shqipërinë, Balla: Sinjal pozitiv. Opozita kritike

16/02/2017 00:00

Rezolutën e Parlamentit Evropian mazhoranca dhe opozita e lexojne ne kendveshtrime te ndryshme. Për socialistët, data e hapjes së negociatave është e afërt.

“Shqipëria është e gatshme për hapjen e negociatave edhe në një sektor të rëndësishëm siç është ai i drejtësisë, ku ne jemi më para vendeve të tjera si Mali i Zi dhe Serbia”, ka thënë deputeti i PS, Taulant Balla.

Sa i takon votimit elektronik dhe shtyrjes së zgjedhjeve, ai ka vlerësuar se, “këto çështje nuk kanë më vend për diskutim”.

Ndërsa për opozitën, pa zgjedhje të lira, dekriminalizimin dhe pastrimin e fushave me drogë nuk ka integrim.

“Zgjedhjet e lira e të ndershme janë kusht për avancimin e Shqipërisë. Ndërsa në luftën kundër drogës përmendet dështimi për të shkatërruar rrjetin kriminal që ishte prapa kultivimit të drogës. Votimi elektronik është gjithashtu një nga kushtet”, ka deklaruar deputeti i PD, Aldo Bumçi.

Top Channel