Vëllai armik i Kim Jong Unit

16/02/2017 00:00

Ndërsa mediat botërore janë mbushur me lajmin e arrestimit të një personi të tretë, nën dyshimin e përfshirjes në vdekjen e Kim Jong Namit, Reuters i hedh një vështrim jetës së heshtur, larg prozhektorëve të vëllait nga babai të liderit të Koresë së Veriut.

Nam përpiqej t’i shmangte përplasjet dhe duket se nuk shqetësohej shumë për sigurinë personale. Njerëzit që e kanë njohur thonë se nuk ishte tip nervoz dhe nuk mbante truproja. Shumicën e jetës së tij, vëllai më i madh i Kim Jong Unit e kaloi jashtë kufijve, por, sipas shërbimeve koerano-jugore të inteligjencës, 45-vjeçari gëzonte mbrojtjen e autoriteteve kineze.

Pronari i një kazinoje të cilën ai e frekuentonte shpesh thotë se kishte hyrë në disa biznese, e kishte qenë dhe bashkëpronar i një restoranti kinez në Makau. Në vitin 2001 pati tentuar të hynte me pasaportë fallco në Japoni për të vizituar Disneyland-in, në Tokio. Veprimin e tij Peniani nuk e kapërdiu kollaj, sepse ekspozoi veç të tjerash edhe faktin që pjesëtarët e regjimit përdorin vazhdimisht dokumente të rreme për udhëtimet jashtë kufijve.

Pakënaqësi të mëdha shkaktoi gjithashtu në vitin 2010, kur tha për mediat koreano-jugore se e kundërshton transferimin e trashëguar të pushtetit tek gjenereta e tretë e familjes së tij. Koreja e Veriut kërkon t’i kthehet trupi i vëllait nga babai të diktatorit dhe nuk pranoi që autopsinë ta kryenin autoritetet në Kuala Lumpur, aty ku ndodhi dhe helmimi i dyshuar i tij.

Top Channel