Klima ksenofobike në SHBA, shumë emigrantë drejt Kanadasë

16/02/2017 00:00

Frika për përkeqësimin e klimës së ksenofobisë nën presidencën e Donald Trump-it po shtyn gjithnjë e më shumë emigrantë në SHBA të kalojnë kufirin drejt Kanadasë.

Duke sfiduar të ftohtin e acartë shumë prej tyre kalojnë kufirin mes shtetit të Dakotës së Veriut dhe provincës kanadeze të Manitoba-s.

Korporata kanadeze e transmetimeve ka dokumentuar gjatë javës së fundit rastet e disa azilkërkueseve dhe atyre që ndihmojnë në trafikimin e tyre përtej kufirit. Pasi identifikohen nga policia kanadeze, ata dërgohen në qendrat kur shqyrtohet kërkesa për azil.

Agjencia për mikpritjen e refugjatëve në Manitoba ka ndihmuar rreth 91 azilkërkues nga 1 nëntori deri në 25 janar, më shumë raste nga ç’shënohen normalisht në një vit. Bllokimi i përkohshëm i urdhrit të Donald Trump-it që ndalonte udhëtimet nga 7 vende myslimane, ka ofruar një dritare për refugjatët që përpiqen të hyjnë në SHBA.

Por organizata në mbrojtje të drejtave të njeriut në Kanada po përballen me një fluks edhe më të madh azilkërkuesish, të nxitur pjesërisht nga kontrasti mes pranimit të refugjatëve sirianë nga qeveria liberale në pushtet dhe retorikës kundër të huajve të presidentit të ri amerikan.

Sipas Agjencisë së Shërbimeve Kufitare kanadeze më shumë se 7 mijë azilkërkues hynë në Kanada në 2016-n përmes kalimeve tokësore nga SHBA-ja, rreth 63 përqind më shumë se sa vitin e kaluar.

Top Channel