Cristiano zhvishet për koleksionin e tij

16/02/2017 00:00

Cristiano Ronaldo ka pozuar vetëm me të brendshme për një set fotografik që promovon linjën e tij të të brendshmeve.

32-vjeçari tregoi muskujt i veshur me “CR7 Underëear”, duke thënë se dëshiron që njerëzit të shohin një anë tjetër të tijën.

“Njerëzit shohin anën time serioze dhe të përqendruar, atë që tregoj kur jam duke luajtur futboll. Dua që ky set fotografik të tregojë anën time të relaksuar”, tha Cristiano.

Sulmuesi portugez i Realit shtoi: “I dua shumë ngjyrat e hapura. Doja të krijoja dizenjo që të bëjnë të ndihesh mirë sapo t’i veshësh”.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel