Liberalizimi i energjisë, MEI u jep më shumë afat bizneseve

16/02/2017 00:00

Ministria e Energjisë dhe Industrisë u ka dhënë më shumë afat për dalje në treg të lirë, gjatë një takimi me bizneset e lidhura në 35 kv.

Në mbështetje të ligjit të ri për sektorin e energjisë elektrike, OSHEE ka evidentuar 73 subjekte të lidhura në rrjetin 35 kV të cilat duhet të respektojnë këtë detyrim për të gjetur mundësinë alternative të furnizimit dhe shkeputur nga operatori publik.

Aktualisht ka përfunduar procesi i instalimit të matësave në këto subjekte dhe po vazhdon miratimi i kuadrit ligjor e rregullator të nevojshëm që këto biznese të mund të furnizohen në tregun e lirë.

Gjatë diskutimeve që u realizuan, Ministria e Energjisë dhe Industrisë pranoi kërkesën e këtyre bizneseve për tu dhënë pak më shumë kohë në dispozicion për shkëputjen nga OSHEE.

Afati i mundshëm i përfundimit të të gjithë këtij procesi do të jetë data 30 Qershor 2017. Ligji përcakton gjithashtu afatin dy mujor në të cilin këtyre subjekteve u garantohet furnizimi nga OSHEE në cilësinë e furnizuesit të mundësisë së fundit me një çmim të posaçëm të miratuar nga ERE.

Top Channel