Anija ruse 30 milje larg bazës së nëndetëseve të SHBA

16/02/2017 00:00

Një anije spiune ruse është zbuluar vetëm 30 milje larg bregut të një baze detare të nëndetëseve në Connecticut të Shteteve të Bashkuara.

Fox News raporton më herët se “SSV-175 Viktor Leonov” është zbuluar më parë edhe 70 milje larg bregut të Delaware ditën e martë.

Ndërsa anija ndodhej në ujërat ndërkombëtare, një zyrtar amerikan ka thënë se anija që përmban dhe armatime, është e aftë të interceptojë komunikime dhe tingujt.

“Ne jemi të vetëdijshëm për praninë e anijes. Anija nuk ka hyrë në ujërat territoriale. Ne e respektojmë lirinë e lundrimit nga të gjitha kombet përtej ujërave territoriale të një shteti në përputhje me të drejtën ndërkombëtare”, tha nënkolonele Valerie Henderson, një zëdhënëse e Departamentit të Mbrojtjes.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel