Vjedh materialet e trenave, në hetim magazinierja e hekurudhës

16/02/2017 00:00

Magazinierja e drejtorisë së përgjithshme të hekurudhave është vënë në hetim nga policia për vjedhje.

Burime zyrtare bëjnë të ditur se procedim penal ka nisur ndaj M. Xh., 52 vjeçe, me detyrën magaziniere në Drejtorinë e Përgjithshme të Hekurudhave. Në këtë drejtori është konstatuar vjedhja e magazinës e mjeteve lëvizëse, ku janë vjedhur një sasi materialesh, pjesë këmbimi për vagonat e trenave.

Sipas hetimeve të policisë, dyshohet se autore e vjedhjes është vetëm magazinierja.

Top Channel