Në kufirin Meksikë-SHBA marijuana katapultohet

16/02/2017 00:00

Agjentët amerikan të kufirit në Arizona kanë çmontuar një “sistem katapultimi” që u përdor për transportimin e të paktën 21 kg marijuanë mbi gardhin e kufirit nga Meksika në SHBA.

Katapulti i ndërtuar nga vetë trafikantët është zbuluar më 10 shkurt nga ana e Meksikës, në një gardh kufitar pranë Douglas Port of Entry in Tucson, Arizona. Agjentët kishin parë disa njëerëz që po largoheshin nga gardhi, kanë thënë autoritetet.

Afër katapultit, agjentët gjetën dy pako me marijuanë që së bashku peshonin 21 kg. katapulti i çmontua teksa u vunë në dijeni dhe autoritetet meksikane, të cilat sekuestruar sistemin.

Në vitet e fundit, përpjekjet e trafikantëve të drogës në kufirin SHBA-Meksikë kanë përfshirë mënyra të ndryshme kontrabande, si me topa, rampat e makinave, dhe avionëve të lehtë për të hedhur drogën në shkretëtirë, raporton Associated Press.

FOTO GALERI
1/1

Top Channel