Qeveria e Kosovës, e shqetësuar për kërcënimin nga ISIS-i

16/02/2017 00:00

Qeveria e Republikës së Kosovës është shqetësuar nga informacionet se Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” ka marrë një letër kërcënuese në emër të organizatës terroriste të ashtuquajtur Shteti Islamik.

Në një reagim të saj, qeveria e Kosovës fton organet kompetente shtetërore që të zbardhin këto kërcënime dhe të përballin me drejtësinë autorët e akteve të tilla.

Gjithashtu, qeveria i fton qytetarët e Kosovës që të jenë të qetë, duke rikujtuar se mbetet e përkushtuar në partneritet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës që të luftojë dhe të japë kontribut në të gjitha format në luftën globale kundër terrorizmit. Policia ka njoftuar se në lidhje me letrën dërguar në Fakultetin Filologjik po merr në pyetje disa persona.
 
Letra ku shkruhej se “ISIS do t’ju sulmojë më datë 15 shkurt 2017, shihemi te Zoti” erdhi në ditën që universiteti “Hasan Prishtina” përkujton 47-vjetorin e themelimit. Një nga ceremionitë e planifikuara të zhvillohej në qendër të Prishtinës u anulua për këtë shkak.

Top Channel