S’paguajnë borxhin, i ndjeri merret “peng” (Pamje të rënda)

15/02/2017 00:00

Disa pamje të rënda të filmuara në Ganë, në të cilën shfaqen dy persona që marrin nga arkivoli një person të pajetë, kanë bërë xhiron e botës përmes rrjeteve sociale.

Personat që shfaqen në pamje me kufomën në krahë janë punonjës të një morgu, të cilët kishin kërkuar nga familjarët 31 euro për veshjen e  tij, por këta të fundit kishin marrë të ndjerin dhe ishin larguar për në varreza, raporton “The Sun”.

Pasi nuk kanë marrë shumën për shërbimin që ata kanë kryer, punonjësit e morgut kanë hapur arkivolin dhe kanë marrë nga aty kufomën, të cilin e kthyen vetëm pasi disa prej të pranishmëve në varrim paguan shumën e kërkuar.

Top Channel