Vlorë, makina del nga rruga, lëndohet drejtuesi

15/02/2017 00:00

Një automjet tip “Mercedes” me targë “AA 730 PH” ka dalë nga rruga rreth orës 19 e 15 minuta, në hyrje të qytetit të Vlorës.

Automjeti është rrëzuar në një gropë të hapur në segmentin rrugor që bën lidhjen e autostradës me hyrjen e qytetit të Vlorës, aty ku po kryhen punime për by pass-in.

Në vendin e ngjarjes nuk ka patur sinjalistikë ndriçuese, çka mendohet se ka qenë shkak i aksidentit, ndërsa një tjetër shkak, sipas policisë, mendohet se ka qenë edhe shpejtësia me të cilën ishte duke udhëtuar automjeti.

Fatmirësisht nuk ka patur viktima, por drejtuesi i automjetit është dëmtuar dhe është dërguar për mjekim në Spitalin Rajonal të Vlorës, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel