Të rrezikosh jetën për foton perfekte

15/02/2017 00:00

Modelet janë të gatshme të bëjnë thuajse gjithçka për të realizuar edhe foton perfekte.

Shumë modele rrezikojnë jetën e tyre me dietat drastike, për t’u dukur sa më të dobëta. Por një modele ruse ka vënë në rrezik jetën e saj për të realizuar një foto nga këndi perfekt.

Victoria Odintcova e ndihmuar nga fotografi i saj ka hipur në një prej ndërtesave më të larta në Dubai dhe ka realizuar një set fotografik “të çmendur”.

E ndërsa 23-vjeçarja ia ka dalë të fotografohet nga këndi perfekt, disa pamje të tjera që tregojnë “çmendurinë” që ajo ka bërë duke shuar çdo dyshim se foto e saja janë të manipuluara.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel