Komandot që u bënë grabitës

15/02/2017 00:00

28-vjeçari Neim Avdulaj i lindur në Vlorë, ka shërbyer në radhët e ushtrisë për një periudhë 2 vjeçare. Si ushtar profesionit, ai ka shërbyer edhe në misione në Afganistan deri në vitin 2013 kur është larguar me vërejtje disiplinore për shkak se nuk është paraqitur në detyrë.

Avdulaj ka shërbyer në repartin elitë të Zallherrit nga viti 2011 deri në vitin 2013 nga ku u largua duke marre me vete eksperiencën e përdorimit të armëve.

Jo më pak problematik dhe i pa interesuar për të bërë karrierë, ka qenë edhe ish efektivi tjetër ushtarak i bandës, Ditjon Memlika. Edhe 31-vjeçari është larguar nga radhët e Forcave të Armatosura në vitin 2013 pasi për një periudhë 5 vjeçare nuk ka kapur gradën pasardhëse, e cila është kusht për të vijuar shërbimin në ushtri.

Përfshirja e ish-ushtarakëve apo ish-efektivëve të Forcave Speciale në botën e krimit, është një fenomen i njohur edhe në botë. Ish ushtarakët kanë patur në rol kyç në realizimin me sukses të grabitjeve, ku në rastin e fundit kanë përdorën edhe armët por pa lënduar askënd për shkak të aftësisë së tyre të fituar gjatë shërbimit ushtarak.

Saktësia e tyre operacionale e fituar gjatë shërbimit në ushtri, u ka shërbyer atyre të neutralizojnë me lehtësi efektivët e policive private. Dy ish-ushtarakët të kthyer në grabitës të dhunshëm, dyshohet se janë edhe hartuesit e planeve për goditjen me aq saktësi të blindave me para.

Top Channel