Humb jetën një 17 vjeçar në Elbasan

15/02/2017 00:00

Një 17 vjeçar, nxënës në shkollën “Ali Myftiu” në Elbasan, ka gjetur vdekjen gjatë pushim të gjatë teksa ishte duke ngrënë me shokët. Sipas bashkëmoshatarëve, 17 vjeçari Limon Sollaku ishte ndjerë keq papritur pasi kishte konsumuar dy byrekë. Ai kishte ankuar për këputje të menjëhershme dhe më pas kishte humbur ndjenjat.

Burime nga spitali i Elbasanit bëjnë me dije se 17-vjeçari ka mbërritur i vdekur në spital, ndërkohë që deklarojnë se nuk ka pasur vonesa të autoambulancës.

Sipas policisë, i riu ka gjetur vdekjen nga shkaqe natyrale, ndërsa familjarët pretendojnë se Limon Sollaku nuk vuante nga asnjë sëmundje.

Trupi i 17-vjeçarit aktualisht ndodhet në morgun e Spitalit Rajonal të Elbasanit ku pritet t’i nënshtrohet ekspertizës mjekoligjore. Do të jetë kjo e fundit që do të përcaktojë shkaqet e vërteta të vdekjes.

Top Channel