Mashtrim me domate Lushnje në Itali

15/02/2017 00:00

Domate shqiptare të shitura si produkte siçiliane. Është ky mashtrimi i fundit i zbuluar pas një sinjalizimi ië Ministrisë italiane të Bujqësisë, që çoi në hapjen e një hetimi të zgjeruar.

Deri tani, specialistët kanë arritur në një magazinë në Vittoria, në zonën siçiliane të Raguzës. Atje, rreth 200 kuintalë domate shqiptare, të sjella në Itali nëpërmjet portit të Barit, u gjetën të përzjera me një varietet vendas me cilësi shumë të lartë.

Ishin gati për t’u hedhur në treg në veri të vendit dhe llogaritet që ngarkesa e kapur do të sillte rreth 20 mijë euro fitime.

Pronari i ndërmarrjes tregtare është paditur për mashtrim ushqimor. Ndërkohë hetimet po vazhdojnë për të zbuluar nëse ky është një episod, apo bëhet fjalë për një mashtrim më të zgjeruar edhe me produkte të tjera bujqësore.

Top Channel