Vetëvritet një 26-vjeçar në Korçë, i dënuar për armëmbajtje pa leje

15/02/2017 00:00

Një 26-vjeçar është gjetur i vetëvarur nga familjarët e tij ditën e sotme në fshatin Vashtëmi të Korçës, ndërsa ishte i dënuar për armëmbajtje pa leje.

Policia ka bërë të ditur se viktima është 26-vjeçari Serges Cenolli, i cili kishte marrë disa ditë leje, ndërsa sot duhej të kthehej në qeli në burgun e Drenovës ku vuante dënimin.

Cenolli ishte i dënuar me 6 vjet e 8 muaj burg për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa lejë e armëve luftarake dhe municionit”, ndërsa i kishin mbetur edhe 2 vjet e 8 muaj burg.

Top Channel