Gjykata e Tiranës pritet të japë masën e sigurisë për Fation Xhyliun, ish-punonjës i policisë private që dyshohet të jetë personi që zbuloi grupin e grabitjes së Qafë-Kasharit një javë më parë.

Gjithashtu, për masë sigurie pritet të dalë edhe Ditjon Mimlika, ish-efektiv i Forcave të Armatosura. Të dy këta persona janë pjesë e grupit që u arrestua nga Policia e Shtetit pasditen e së martës.

Xhyliu dhe Mimlika akuzohen për grabitjen e dy blindave që transportonin vlera monetare drejt Rinasit, një në dhjetor të vitit 2015 dhe grabitja e fundit një javë më parë. Përveç grabitjes së dhjetorit 2015 dhe atë të së enjtes së kaluar, ky grup kriminal është i dyshuar edhe për grabitjen e një banke të nivelit të dytë pranë Stacionit të Trenit në kryeqytet, ku u morën më shumë se 3 milionë euro.

Operacioni policor vijon ende dhe është shtrirë në disa qarqe të vendit.

Top Channel