Kompensimi për dermatozën, lopë nga Danimarka në Kukës

15/02/2017 00:00

Në Qarkun e Kukësit ka nisur kompensimi i bagëtive të dëmtuara nga dermatoza nodulare. Drejtoria Rajonale e Bujqësisë, përmes shortit, ka ndarë 8 lopët e para të ardhura nga Danimarka.

Fillimi i kësaj procedure, edhe pse i pakët në numër, ka sjellë shpresë të fermerët.
 
“Falenderojmë qeverinë që na i solli lopët. Më kanë ngordhur dy lopë, kam marrë një. Shpresoj të marr dhe tjetrën”, thonë fermerët.
 
Në Qarkun e Kukësit sëmundja e gjedhit ka shkaktuar shumë dëme vitin e kaluar në blegtori. Sipas të dhënave të Drejtorisë Rajonale të Bujqësisë, në të gjithë qarkun janë 171 krerë lopë të dëmtuara nga dermatoza nodulare.

Top Channel