Pogradec, gjendet një trup i pajetë

15/02/2017 08:10

Një person është gjetur i pajetë mëngjesin e së mërkurës, rreth orës 6:30, në lagjen numër 5 të qytetit të Pogradecit. Viktima është identifikuar si Kreshnik Çela, 37 vjeç, banor i fshatit Buzaisht.

Policia shkoi në vendngjarje dhe filloi inspektimet, ku nga kqyrja e kufomës dyshohen dy pista për shkakun e vdekjes: vrasje ose përplasje nga ndonjë automjet.

Mbi trupin e viktimës kishte dëmtime në kokë dhe trup, çka i çon autoritetet rreth dyshimeve për një vrasje të mundshme me mjete të forta.

Kreshnik Çela jetonte si emigrant në shtetin grek dhe mësohet se në Shqipëri ka hyrë mëngjesin e së mërkurës nga Kapshtica, për të shkuar në shtëpinë e të vëllait.

Top Channel