PSG mposht Barçën, plas ironia me Ibra-n

15/02/2017 00:00

Zlatan Ibrahimoviç është një nga sulmuesit më të mirë dhe ka luajtur për klubet më të mira evropiane, por nuk ia ka dalë asnjëherë të fitojë Ligën e Kampionëve.

Ka mjaftuar fitorja spektakolare e Paris Saint Germain, 4-0 ndaj Barcelonës, që në rrjetet sociale të fillojë ironia me sulmuesin suedez.

Pavarësisht se Ibra e ka kërkuar me çdo kusht fitoren e Ligës së kampionëve, fati ka qenë shumë ironik me të sepse 2 klube kanë fituar trofeun menjëherë pasi është larguar sulmuesi suedez, Interi më 2010-ën dhe pikërisht Barcelona më 2011-ën.
 
Ky fakt nuk i ka shpëtuar tifozëve të futbollit, të cilët menjëherë kanë filluar të tallen me fatin e suedezit, ndërsa tifozët e PSG-së kanë nisur të ëndërrojnë.

Ibrahimoviç la Parisin këtë sezon, për tu bashkuar me Manchester United dhe francezët urojnë që ironia e fatit të suedezit të përsëritet.
 
Por a do të ketë një herë të tretë……

FOTO GALERI
1/9

Top Channel