Rrëzim i tmerrshëm nga trampolina (Video)

14/02/2017 00:00

Një sportiste kineze ka pësuar një rrëzim të frikshëm në stërvitjen për hedhjen nga trampolina, në kuadër të Kupës së Botës që po zhvillohet në Ljubno të Sllovenisë.

Xinyue Chang, e cila sapo ka mbushur 23 vjeç, fatmirësisht nuk ka pësuar dëmtime të rënda nga ky incident.

“Ljubno është vendi im me fat. Këtu kam debutuar në vitin 2011 dhe këtu Zoti deshi që jeta ime të mos ndërpritej”, tha kinezja.

Top Channel