Ekspozitë diamantesh për Shën Valentin në Izrael

14/02/2017 00:00

Në Izrael është çelur java e diamanteve, ku blerësit, nën masa të rrepta sigurie dhe të armatosur me lupa zmadhuese, endeshin përreth tryezave ku ekspozoheshin gurët e çmuar.

Tre diamante të mëdha, shumë karatëshe, të prodhuesit më të madh të diamanteve në botë, “Alrosa”, si dhe një replikë e kurorës perandorake ruse me 4.800 diamante mbi 1.000 karatë, kanë qenë atraksionet më të mëdha.

Organizatorët presin shitje të kënaqshme, kjo edhe për shkak të koinçidencës me ditën e Shën Valentinit.

Top Channel