Rama: Forca goditëse e policisë rritet përditë

14/02/2017 00:00

Kryeministri Edi Rama reagoi pas lajmit të arrestimit të 4 autorëve të dyshuar të grabitjes së ndodhur disa ditë më parë afër Rinasit, duke thënë se “Policia Shtetit tregoi përsëri se forca e saj zbuluese e goditëse rritet përditë”.

“Zbardhja e shpejtë e grabitjes së bankës, sukses shembullor”, shkruan Rama në Facebook, duke e mbyllur postimin me hashtagun ‘”qentë le të lehin, karvani do të shkojë përpara”.

Ndërsa ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri tha përpara mediave se policia po tregon që është çdo ditë në shërbim të qytetarëve: “Kjo është një ditë si gjithë të tjerat për Policinë e Shtetit, ku përtej sulmeve ndaj saj, ka arritur që t’i tregojë qytetarëve se është në shërbimin e tyre. Ju pata thënë që të bënit durim dhe kisha të drejtë. Falenderoj dhe qytetarët për besimin te policia, por edhe ata që me mosbesimin e tyre na kanë nxitur të punojmë më mirë”.

Top Channel