Dermatoza, nis kompensimi për fermerët e prekur

14/02/2017 00:00

Fermerët e Hasit, Kukësit dhe Dibrës janë të parë që kanë marrë kompensimin për humbjet që patën nga sëmundja e dermatozës nodulare. Kompensimi është pjesë e paketës së solidaritetit në vlerën 3 milionë dollarë.

Pas Veriut, dëmshpërblimi për gjedhët e humbura do të shtrihet edhe në Lushnje, Fier dhe Korçë.

Ndërkohë, kreu i Qeverisë vizitoi edhe shkollën “Bajram Curri” të Kukësit, qytet i cili përfiton 8 rikonstruksione shkollash dhe ndërtimin e dy të rejave nga projekti “1 miliard dollarë”. 

I shoqëruar nga ministri Beqaj, Kryeministri vizitoi edhe maternitetin në spitalin rajonal të Kukësit, i pajisur me imazherinë e re, shërbim që deri më sot e merrnin vetëm në spitalet private apo në Tiranë.

Top Channel