Luiza Gega fiton medalje të argjendtë… 4 vite pas garës

14/02/2017 00:00

Luiza Gega është bërë fituese e medaljes së argjendtë në Universiadën e Kazanit, në vitin 2013. Ka ndodhur kështu sepse medalistja e artë, Ekaterina Sharmina ka dalë me doping.

Në këto kushte, fituese e medaljes së artë është rusja tjetër Elena Korobkina, kurse Luiza Gega, asokohe me rezultatin 4 minuta, 8 sekonda e 71 të qindtat në 1500 metra, është fituese e medaljes së argjendtë.

Është rasti i tretë pas Briken Caljes, nga i 6-ti, në të 4-tin në “Rio 2016” dhe Endri Karinës në peshëngritje në Lojërat Olimpike “Londër 2012”, që tashmë është i shtati, që sportistët shqiptarë përmirësojnë rezultatet e veta.

Top Channel