City, Gabriel Jesus 2-3 muaj larg fushave. Moratti: Objektiv i Interit

14/02/2017 00:00

Një dëmtim i rëndë pritet ta lërë sulmuesin brazilian të Manchester Cityt dy apo 3 muaj jashtë fushave të blerta.

Gabriel Jesus pësoi një dëmtim gjatë mbrëmjes së të hënës, në ndeshjen e “Premier League” ndaj Bournemouth të fituar 2-0, duke thyer kockën e gishtit të pestë të këmbës së djathtë.

Braziliani, tek i cili Pep Guardiola besonte shumë pas një nisjeje tepër të mbarë të këtij viti me 3 gola të shënuar në 5 ndeshje, do t’i duhet të mbetet jashtë për pak muaj.

Për këtë lojtar, ish-presidenti i Interit Massimo Moratti kishte rrëfyer sot se mund të ishte objektivi i ardhshëm i kompanisë që ka kontrollin e zikaltërve, “Suning”.

Gabriel Jesus, i cili u largua nga fusha e lojës pas vetëm 15 minutash lojë, u zëvendësua nga “Kun” Aguero, i cili ka një mundësi të artë për t’u rikthyer protagonist, pasi kishte kohë që vendin e titullarit ia kishte dorëzuar brazilianit.

Top Channel