Financat, Skënderbeu me fitime

14/02/2017 00:00

Skëndërbeu mbetet kryefjala e futbollit shqiptar në çdo aspekt, jo vetëm në atë sportiv, në sajë të gjashtë titujve radhazi të fituar vitet e fundit.

Klubi korçar është kthyer edhe në një superfuqi financiare, duke i dhënë kuptim biznesit t këtij sporti në një farë mënyre edhe në Shqipëri.

Presidenti Ardjan Takaj, në një intervistë për Top Channel sqaron se ka arritur në këtë diqë, që ky klub është kthyer në një biznes rentabël.

“Skënderbeu do të ndryshojë, do të vijnë lojtarë, do të largohen lojtarë sepse një klub nëse nuk funksionon kështu, atëherë nuk është i suksesshëm. Burimet dhe të ardhurat e një klubi janë shitjet e lojtarëve, biletat, publiciteti i ndryshëm. Nuk kemi ne të ardhura të tjera. Nëse je vetëm pasionant i futbollit, tifoz i tij, atëherë nuk arrin asgjëkundi”, thotë Takaj.

Kanë mbetur 15 javë deri në fund të sezonit dhe në garë për titullin janë 3 skuadra dhe shumëfjalë që lidhen me aleancat e dnryshme për të dalë njëra apo tjetra skuadër kampione.

“Skënderbeu ka qenë i vetëm në gjithë këto vite. Kemi patur aleanca kundër shumë, por ne ja kemi dalë”, shton presidenti i korçarëve.

“Është mësuar që të dalë, ka dalë edhe herë të tjera kampion vjeshte, edhe ky është një titull që duhet ta meritosh. Unë kam bindjen që ne do të dalim kampionë. Nuk e shoh Skënderbeun në ato momente që ta ketë vënë në dyshim titullin kampion”, thotë Takaj.

Kukësi, kampioni i dimrit, për të disatin vit radhazi mbetet rivali më i fortë i Skëndërbeut.

Të mërkurën janë edhe ndeshjet e kthimit të Kupës së Shqipërisë, një objektiv për të cilin SKëndërbeu duket mos të shpenzojë shumë forca.

“Mendoj që jemi në garë për të dyja, nuk është se kemi ndonjë interes shumë të madh për kupën, por jemi në garë për të dyja”, deklaron kreu i kampionëve në fuqi.

Top Channel