Dashuria nuk burgoset! Historitë e dy çifteve që falin dhe shpresojnë

14/02/2017 00:00

Të dashuruarit nuk i ndan as mohimi i lirisë. Ndërsa për shumë persona takimi ditën e sotme ishte diçka mëse e zakonshme, për ata që vuajnë dënimin në burg dita e sotme është e veçantë.

Xhoana e ka denoncuar të shoqin për dhunë muaj më parë, por sot ajo ka vendosur të lërë gjithçka pas, duke kapërcyer pragun e burgut.

“I solla këtë zemër në mënyrë simbolike, pasi unë e dua pafundësisht burrin tim”, thotë Xhoana Latollari. “Jam i surprizuar”, thotë bashkëshorti i saj Muharrem Gonxhi.

Si rasti i Xhoanës është edhe një grua, e cila ndonëse e divorcuar ka shkuar të takojë bashkëshortin e arrestuar për drogë.

Ndërsa për Hamza Demushin, një ish-oficer policie tashmë i paraburgosur, dashuri nuk do të thotë vetëm ditë të bukura por t’ia dalësh mbane edhe në momente të vështira.

“Çdo gjë e kemi kaluar bashkë. Për mua është e lehtë se kur vjen këtu e stakon mendjen, por kam hallin e gruas, se e vuan jashtë”, thotë Demushi.

Top Channel