Temperatura ekstreme në Australi

14/02/2017 00:00

Bën kaq nxehtë në Birdsville të Australisë sa mund të skuqesh një vezë mbi kofanon e makinës. Dhe kjo nuk është shaka.

Një video e postuar në faqen e “Facebook”-ut të policisë së Queensland-it tregon sesi një polic vendos tiganin mbi makinën e tij të parkuar në pikun e diellit dhe thyen një vezë. E kotë të thuhet se skuqja është vetëm çështje sekondash.

Videoja e realizuar në dunat e kuqe të shkretëtirës Simpson të Queensland-it ka marrë më shumë se 3 milionë klikime brenda 5 ditëve.

Byroja australiane e meteorologjisë thotë se qe nga 26 janari deri ne 12 shkurt, gjatë pasditeve termometri në Birdsville nuk ka shënuar më pak se 41 gradë celsius.

Në këtë periudhe të vitit, temperaturat atje luhaten zakonisht tek 38 gradët, por të dielën arritën rekordin 47.1 C. I nxehti ekstrem i shkretëtirës ka mbërritur deri në kryeqytetin e Australisë Canberra, ku fundjava u shoqërua me një vapë mbytëse.

Top Channel