Dita e Shën Valentinit, premtime dhe letra në murin e dashurisë

14/02/2017 00:00

Dy mure prej zemre dhe disa mbishkrime dashurie për njerëzit e zemrës. Një atmosferë e ngrohtë dashurie, ditë kur të vegjël dhe të rritur i bënë njëri-tjetrit premtime edhe në letër.

“Të gjithë rinisë shqiptare i uroj më shumë dashuri, lumturi dhe mbarësi në jetën e tyre”, uron një qytetare.

Një mesazh urimi kishte edhe ministri i Mirëqënies Sociale, Blendi Klosi, i cili shprehu dëshirën e tij për një shoqëri më të mirë.

“Padyshim që sot dashuria shprehet në mënyra të nga më të ndryshmet. Ne kemi shumë nevojë që në një shoqëri si ajo shqiptare të kemi më shumë dashuri dhe dhurim dashurie. Kemi shumë nevojë për mesazhe pozitive”, tha Klosi.

Top Channel