Në lojën e Putinit. Trump, i treti që kërkon të zbusë rusin

14/02/2017 00:00

Donald Trump nuk është i pari president amerikan që tenton zbutjen e Vladimir Putinit. George W. Bush, – thotë “The Economist”, – pa thellë në sytë e udhëheqësit rus e mendoi se arriti të shihte brenda shpirti të tij. Ama, gaboi rëndë.

Barack Obama u përpoq gjithashtu t’i “rivendoste” marrëdhëniet me Rusinë, veçse në fund të mandatit të tij Moska kishte aneksuar Krimenë, kishte ndezur konfliktin në Ukrainë dhe kishte zënë vakumin e pushtetit që la pas Obama në Siri.

Trump tani duket se do të shkojë më larg nga të dy paraardhësit e tij, duke farkëtuar me Rusinë një aleancë krejtësisht të re strategjike.

A do t’ia dalë mbanë vallë, apo do të bëhet i treti president amerikan në radhë që bie pre e lojës së Putinit. Detajet e pozicionimit të shefit të ri të Shtëpisë së Bardhë janë ende të mjegullta e të tjetërsueshme.

Kjo i detyrohet pjesërisht mosmarrëveshjeve të rrethit të tij të brendshëm. Edhe vet ambasadorja e re amerikane në OKB i dënoi hapur e qartë veprimet agresive ruse në Ukrainë, megjithëse lidhja emocionale mes dy krerëve është në flakë.

Kur u pyet nga një gazetar i “Fox News” nëse Putini është vrasës, Trump i doli në mbrojtje me përgjigjen e shkurtër: Vrasës ka plot atje jashtë. Çfarë mendoni ju, se vendi ynë është dhe kaq i pafajshëm?

“Është gabim dhe një dhuratë për makinerinë propagandistike të Moskës, që presidenti amerikan të sugjerojë se vendit i tij është po aq kriminel sa Rusia”, shkruan “The Economist”.

Ashtu siç është llogari e gabuar që Trumpi të mendojë se Putini ka shumë për t’i ofruar Amerikës, kjo jo vetëm për sa i takon pushtetit dhe interesave ruse, por edhe vlerës se asaj që Shteteve të Bashkuara do t’u duhet të kthejnë në këmbim.

Top Channel