Të tjera telashe për Armstrong, gjykata i kërkon 100 mln dollarë

14/02/2017 00:00

Ish-ylli i çiklizmit botëror, Lance Armstrongu përjashtua përjetë nga sporti në vitin 2012 për shkak të përdorimit të dopingut përgjatë karrierës së tij, por telashet për të duket se nuk kanë fund.

Kur kanë kaluar vite nga dënimi i marrë, Armstrongu duhet të përballet edhe me një gjykata në Columbia, e cila i kërkon ish-kampionit afërsisht 100 milionë dollarë dëmshpërblim, duke e akuzuar se ka mashtruar Shtetin Amerikan, pasi sponsorizohej nga US Postal Service, shërbimi publik postar i Shteteve të Bashkuara.

Lance Armstrong i ka konsideruar këto akuza si të pabazuara pasi shteti nuk është penalizuar, sipas tij, por ka përfituar nga ky akord sponsorizimi, por gjykatësi Christopher Cooper e ka hedhur poshtë këtë argumentin, duke  saktësuar se dëmi që i është shkaktuar Shtetit amerikan mund të gjykohet vetëm nga një juri dhe nga askush tjetër.

Vlen të kujtohet se US Postal Service i ka paguar më shumë se 32 milionë dollarë Tailwind Sports Corporatibn, skuadrës çiklistike ku bënte pjesë Armistrong.

Top Channel