Shpella e Trenit, zona e banuar në lashtësi e pambrojtur

14/02/2017 00:00

Shpella e Trenit, gjendur buzë liqenit të Prespës së Vogël, është një nga monumentet e kategorisë së parë të kulturës, që dëshmon historinë e popullsisë së kësaj zone.

Sot ky vend, edhe pse mbrohet me ligj, nuk e reflekton diçka të tillë. Portat prej hekuri që vendosen herë pas here në hyrje vidhen vazhdimisht dhe prishen e sot ajo mbetet e hapur me të vetmit vizitorë bagëtinë që kullot aty pranë.

“Është një rast unik. Prej vitesh kjo është një problematikë e mbartur sepse ka pasur vjedhje të salafiteve dhe gjithmonë ka qenë problem ruajtja dhe mirëmbajtja. Ne në këto dy vjet kemi kryer punime mirëmbajtjeje periodike, sidomos gjatë periudhës së verës kur ka shumë vizitorë. Madje kemi bërë disa tentativa për të ngritur një portë metalike që respekton monumentalitetin e objektit”, deklaron Gjergji Koki, drejtor i Munumenteve të Kulturës, Korçë.

Edhe pse Shpella e Trenit në mënyrë të përsëritur ka qenë në qendër të gërmimeve arkeologjike, sipas specialistëve, brenda saj ka ende gjurmë të pazbuluara, dëshmi të jetesës së hershme, të cilat janë një vlerë për trashëgiminë tonë kulturore dhe historike.

Top Channel