Serbi-Kroaci, acarohen tonet; Daçiç anulon vizitën në Zagreb

14/02/2017 00:00

Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç ka anuluar pjesëmarrjen e tij në një takim që  do të zhvillohet më 3 mars në Zagreb, me homologët e vendeve pjesëmarrëse në Procesin e Bashkëpunimit të Europës Jug-lindore.

Vendimi, ka bërë të ditur dikasteri i drejtuar nga Daçiç, është marrë pas deklaratave të fundit të ministrit të Jashtëm kroat, Davor Stier, kundër parimeve themelore për marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë dhe për promovimin e bashkëpunimit rajonal.

Daçiç i është referuar edhe celebrimit në Kroaci të lumturimit të kardinalit Alojzije Stepinac, i akuzuar nga Beogradi për krime lufte dhe mbështetje të regjimit kroat gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Pas kritikave të Daçiç, shefi i diplomacisë kroate ka mbyllur çdo rrugë komunikimi me homologun serb.

“Kroacia synon të vazhdojë mbajtjen e marrëdhënieve të mira me Serbinë dhe të ruajë një kanal komunikimi me Beogradin, por kjo është e pamundur me ministrin Daçiç”, ka deklaruar ministri Stier.

Top Channel