Grabitja e karburantit në Ibë, ndalohet një nga autorët

14/02/2017 00:00

Policia ka identifikuar dhe ndaluar autorin e grabitjes me dhunë të një karburanti në Ibë të Tiranës, ngjarje e ndodhur më 4 shkurt.

Sipas burimeve zyrtare i ndaluar është Ergit Shyti 20 vjeç, nga Tirana. Ndalimi i tij u bë pas dokumentimit të provave ligjore se Shyti është një nga autorët e dyshuar të vjedhjes. Atij iu sekuestruan tre telefona të markave të ndryshme, një portofol me 160 mijë lekë të vjetra dhe 10 euro.

Ndërkaq, uniformat blu bëjnë të ditur se vazhdojnë hetimet për identifikimin e autorit të dytë të kësaj ngjarje.

Top Channel