Zbulohet shpjegimi i veshjes së Beyonce

14/02/2017 00:00

Beyonce bëri daljen e parë publike që prej publikimit të lajmit për shtatzëninë e saj, natën e kaluar, gjatë ceremonisë së shpërndarjes së çmimeve “Grammy”.

Këngëtarja tërhoqi vëmendjen duke u shfaqur e veshur me një fustan me temin ari dhe bikini të arta, por kjo nuk ishte thjesht një shfaqje mode për të.

Në fakt këngëtarja është veshur ashtu për nder të një ikone indigjene fetare të Afrikës Perëndimore, të quajtur Oshun.
 
Oshun është perëndesha e ujit dhe pjellorisë, e cila bekon nënat me binjakë dhe është një nga hyjnitë më të adhuruara fetare në Afrikë.
 
Sipas një profesori të traditave fetare të Afrikës,  në Nigeri, “Oshun ka një vend shumë të rëndësishëm në shoqërinë civile pasi ajo shikohet, në mënyrë të tërthortë, si krijuese e botës”.
 
Profesori shprehet i lumtur për zgjidhjen e këngëtares, për të nderuar hyjninë me veshjen e saj në natën e madhe të çmimeve “Grammy”.

“Është e pamundur të shmangësh ngjashmëritë midis Beyonce dhe Oshun dhe shfaqje të tilla janë të rëndësishme për rivendosjen e traditës lokale në botë. Ajo është duke folur në Amerikë dhe në botë për Oshun dhe po përpiqet të edukojë masat për mënyrën sesi një lidhje e tillë shpirtërore mund të jetë një mjet i fuqishëm për të ndryshuar botën”, u shpreh Prof. Dr. Jacob Olupona, gjatë komentit të veshjes së Beyonce.  

FOTO GALERI
1/15

Top Channel