Dhunohen varret në fshatin Mborje

13/02/2017 00:00

Në varrezat e fshatit Mborje, në Korçë janë dhunuar disa varre. Varret prej betoni, në përbërjen e tyre kanë skelete hekuri, ndaj dyshohet se janë shkatërruar  nga mbledhësit e metaleve, që i shesin më pas për skrap.

Kryeplaku i fshatit Mborje e ka denoncuar ngjarjen në polici dhe  bën thirrje për kapjen e  personave përgjegjës

“Nuk është problemi te dëmi material më shumë sesa të dhimbja e zemërimi që ka shkaktuar ky akt i poshtër e kriminal, në popull. Thyerja është bërë thjesht për të marrë hekur, asgjë tjetër, ose ka qenë ndonjë i çmendur. S’la ndodhur asnjëherë më përpara që të dhunohen varret ketu në Mborje”, u shpreh kryeplaku i fshatit, Arben Venxha.

Janë gjithsej 25 varre të vjetra, mes të cilave edhe varret e patriotëve Haki Mborja dhe Refat Mara, të cilat janë shkatëruar barbarisht.

Top Channel