Milani i “cunguar” i rrëmben një pikë Lazio-s

13/02/2017 00:00

Edhe një herë tjetër, Milani i Montella-s ka treguar se nuk dorëzohet deri në minutën e fundit. Kuqezinjtë i “rrëmbyen” një pikë Lazio-s në një ndeshje të dominuar nga kryeqytetasit.

Takimi u mbyll me rezultatin 1-1 dhe Milani përveç Suso-s që shënoi në fundin e takimit, duhet të falenderojë Gianluigi Donnarumma, i cili i mbajti në lojë me një seri pritjesh gjatë gjithë takimit.

Biglia shndërroi në gol një 11-metërsh në fundin e pjesës së parë, por dhe pas këtij goli vazhdoi dominimin ndaj një Milani të cunguar në këtë takim, me mungesa të shumta.

Megjithatë, kuqezinjtë e “vegjël” treguan karakter dhe grintë duke besuar deri në fundin e ndeshjes dhe Suso i dha atyre një pikë nga ky takim, duke shënuar 5 minuta para fundit.

Me këtë barazim, Lazio ruan vendin e 6 me 3 pikë larg Milanit ndjekës.

Top Channel