Apoloni, si hajdutët kishin ngritur “sheshin” e tyre të ndërtimit

13/02/2017 00:00

Qyteti antik i Apolonisë u rikthye në vëmendjen e opinionit publik ditët e fundit jo për rëndësinë e tij, por gërmimet e paligjshme dhe zbulimet e sendeve antike.

Mesditën e së hënës, një grup inspektorësh nga Instituti i Arkeologjisë dhe Policisë së Fierit mbikëqyrën nga afër atë që kishin lënë pas grabitësit.

Ata kanë kryer gërmime me mjete të forta, duke dëmtuar qeramikat e antike, por edhe një varr, brenda të cilit dyshohet se ka patur objekte me vlerë.

Askush nuk pranon të flasë derisa të dokumentohet ajo që ka ndodhur. Banorët e zonës aq më pak.

Tre persona janë arrestuar lidhur me këtë grabitje, ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim. Po ashtu, në hetim janë edhe drejtues të këtij parku, pasi sipas policisë, ata nuk arritën të parandalonin atë që ndodhi dhe dëmi është bërë.

Top Channel