Një statujë 7 mijë vjeçare që ka intriguar arkeologët grekë, është shfaqur në një ekspozitë të rrallë në muzeun Kombëtar të Arkeologjisë në Athinë.

E quajtur ndryshe “enigma 7 mijë vjeçare”, statuja e granitit, 36 cm e lartë, i takon erës së vonë neolitike dhe është nxjerrë nga dhomat e fshehta të muzeut si pjesë e “Muzeut të pa parë”, një ekspozitë që i mundëson vizitorëve të shohin artefakte nga dhomat e mbyllura që mbajnë rreth 200 mijë antikitete që ende nuk janë ekspozuar.

Ndryshe nga statujat neolitike prej guri të butë, enigma 7 mijë vjeçare është bërë me gurë të fortë që edhe mjetet metalike që në atë kohë nuk përdoreshin, nuk mund ta gdhendnin. Ajo po ashtu është më e madhe se pjesa dërrmuese e statujave netolitike që rrallë herë i kalojnë 35 centimetrat lartësi.

Akoma më intriguese është mungesa e një të dhëne të qartë për seksin e statujës. Ekspertët nuk janë të sigurt as për prejardhjen e saj dhe mund të pohojnë vetëm se ajo i takon rajoneve veriore greke, të Thesalisë apo Maqedonisë.

Top Channel