Plagosje me armë në Patos, arrestohet autori

13/02/2017 00:00

Një plagosje me armë ka ndodhur ditën e sotme në vendin e quajtur “Portëz” në Patos.

Policia ka bërë të ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:40 minuta, kur për shkak të një grindje të çastit, është plagosur në këmbë me armë zjarri pistoletë, shtetasi A.K, 40 vjeç, banues në fshatin Rrërës, Patos, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka bërë të mundur identifikimin dhe më pas kapjen e autorit të dyshuar të ngjarjes, i cili është identifikuar si shtetasi Genci Bregu. Policia i sekuestroi personit të arrestuar edhe një armë pistoletë, me të cilën dyshohet të ketë qëlluar.

Top Channel